Polls

Votoni Banorin qe Doni te largoni?!

View Results

Loading ... Loading ...



style="display:inline-block;width:300px;height:250px"
data-ad-client="ca-pub-9062599589199296"
data-ad-slot="2219936966">

Posts Tagged ‘ciftet’

Banorët zgjohen; “Çiftet” përsëri bashkë

elena-vigani-26.03.13Në shtëpi është vendosur muzikë dhe si çdo ditë janë ndezur edhe dritat për të zgjuar banorët. Por ata vazhdojnë të flenë edhe me muzikë të lartë në sfond. Minutat kalojnë dhe banorët edhe pse zgjuar qëndrojnë më gjatë në shtretërit e tyre duke shijuar muzikën dhe duke biseduar. Megjithatë ka edhe nga ana që zgjohen si çdo mëngjes.
Eldora dhe Xhimi janë banorët e parë që zgjohen dhe pas tyre edhe banorët e tjerë.

Shpesh në shtëpi është diskutuar fjetja e disa banorëve bashkë apo veç. Elena ka diskutuar se nuk dëshiron që të flinte më me Viganin, por përsëri sot ata të dy janë zgjuar në të njëjtin krevat dhe të përqafuar. Po ashtu edhe Joana me Anaidin sonte kanë ndarë përsëri të njëjtin shtrat. Pas spektaklit të së shtunës, Anaidi i kërkoi Joanës që të mos respektonte vetëm rrobat e Janit, por edhe të mos ndante më krevatin me të, por duket se edhe kjo zënkë mes tyre nuk ka zgjatur shumë.
Edhe pse dritat e dhomave të gjumit kanë kohë që janë ndezur, “çiftet” vazhdojnë të flenë të përqafuar. Të parë që zgjohen nga ata që flenë bashkë janë Iliri dhe Olta të cilët kanë deklaruar se po qëndrojnë pranë njëri-tjetrit për të vënë në lojë banorët e tjerë. E pasi zgjohen ata të dy fillojnë të bisedojnë, ku ndër të tjer5a Iliri flet për të dashurën që ka jashtë shtëpisë dhe thotë “Çmimin e madh dua ta fitoj për Anisën”

Më pas edhe banorët e tjerë fillojnë të zgjohen dhe të nisin kështu një tjetër ditë në aventurën Big Brother.

Ketu kliko per te pare big brother albania 7 Live. Shikoni Tani.

Shikoni Kanalet e BBA 7 Live Pa Pagese.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by bbalive - April 10, 2013 at 4:26 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags: , , , , , ,

X Close