Polls

Votoni Banorin qe Doni te largoni?!

View Results

Loading ... Loading ...



style="display:inline-block;width:300px;height:250px"
data-ad-client="ca-pub-9062599589199296"
data-ad-slot="2219936966">

Surprizë për Shpendin;-Një dhuratë nga Liza ….

surpriza-shpendi-13.04.13Shpendi është një nga banorët që shpesh herë ka treguar maturi gjatë debateve të ndryshme të banorëve. Ai është jo vetëm një person shumë i matur, por edhe një baba i mirë. Këtë Shpendi e ka treguar gjatë qëndrimit në shtëpi ku ka treguar shpesh për vajzën e tij Lizën. Përpara pak ditësh Liza bëri 18 muaj dhe Shpendi me ndihmën e Elonës i bëri asaj një dhuratë. Vëllai i madh ka vendosur që këtë herë t’i bëjë një surprizë shumë të këndshme Shpendit.

Shpendi ftohet të shkojë në dhomën e surprizave dhe aty fillon të flasë për vajzën e tij duke thënë se është gjëja që i ka munguar më shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Arbana e fton që të shohë një klip ku ai ka folur në dhomën e rrëfimit për vajzën e tij. Klipin e shohin edhe banorët e tjerë që ndodhen në dhomën e ndenjes. Shpendi në klip tregon se sa të vështirë e ka me vajzën pasi ajo jeton me ish-bashkëshorten e tij dhe ndër të tjera thotë se momenti që ndahet nga takimet me vajzën, është momenti më i vështirë për të.
Më pas Shpendi sheh një klip me fotografi të vajzës së tij dhe pas klipit falënderon stafin, por surpriza e tij nuk ka mbaruar. Një tjetër klip shfaqet për të. këtë herë Liza e vogël shfaqet duke luajtur, përshëndetur dhe duke thënë “baba”. Shpendi përlotet dhe banorët e tjerë duken të emocionuar duke parë vajzën e vogël të Shpendit. Liza shfaqet në fund të klipit me fustanin që Shpendi ia bëri dhuratë, me ndihmën e Elonës si stiliste.

Së fundmi për shpendin ndodhet një dhuratë. Këtë herë Liza i bën një dhuratë babai të saj. për Shpendin është një bluzë me fotografinë e atyre të dyve të stampuar mbi të. Shpendi falënderon Big Brother për këtë surprizë të këndshme dhe më pas kthehet në dhomën e ndenjes duke e ndarë emocionin e tij me banorët e tjerë që e presin me urime për vajzën e vogël.

Ketu kliko per te pare big brother albania 7 Live. Shikoni Tani.

Shikoni Kanalet e BBA 7 Live Pa Pagese.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by bbalive - April 14, 2013 at 7:44 am

Categories: BBA6 NEWS   Tags: , , , ,

Vajzat përgatiten për spektaklin, djemtë për provën javore

prova-djemte-13.04.13    Vajzat e shtëpisë ndodhen në dhomën ku janë vendosur tashmë parukierët të cilët do t’i përgatisin për spektaklin. E ndërsa vajzat kujdesen për pamjet e tyre të sotme, për djemtë ka ardhur një zarf.
Djemtë e shtëpisë do të realizojnë një tjetër pjesë të provës së javës që ka të bëjë me fazën e katërt të saj. Qëllimi i kësaj prove është që ata të hanë një biskotë duke përdorur vetëm muskujt e fytyrës. Në mënyrë kategorike ata nuk duhet të përdorin duart.
Djemtë do të qëndrojnë ulur në një karrige dhe pasi të kenë peshuar kokën prapa do të vendosin një biskotë në qendër të ballit. Ata duhet që nëpërmjet lëvizjes së muskujve të fytyrës të lëvizin biskotën nga balli drejt gojës për ta ngrënë. Nëse biskota bie gjatë rrugës, ata do të marrin një tjetër biskotë për ta nisur provën nga fillimi.
Djemtë duhet të hanë një biskotë nga 20 të tilla që kanë në dispozicion. Big Brother i njofton djemtë se kjo provë do të realizohet gjatë spektaklit, por ata kanë në dispozicion një kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur. Nga kjo provë do të varet një përqindje e konsiderueshme e buxhetit të javës që vjen.

Pas leximit të zarfit, djemtë fillojnë të merren me përgatitjet për provën, ndërsa Vajzat ndodhen në dhomën e grimit nën kujdesin e parukierëve.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by piratikvh - April 13, 2013 at 6:10 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags:

Iliri-Xhimit: “Do të bëjmë revolucion: Nuk do të gatuash më”; Iliri dyshon për sekretin e Xhimit

per-sekretin-13.4.13   Ndërsa midis banorëve vazhdojnë shkëmbime batutash me ironi, Iliri në nervozizëm e sipër i thotë Xhimit se duke filluar që nga dita e nesërme në shtëpi do të ndodhë një revolucion, ku banorët do të fillojnë të gatuajnë vetë për veten tyre, pasi shumica prej tyre nuk janë dakord që të hanë me ushqimin që gatuan ai për ta. Iliri përmend shtatë vetë nga ata të cilët nuk janë dakord që të hanë prej tij. Në këtë moment Xhimi indinjohet dhe u shpjegon banorëve se një ditë ka bërë një shaka me Anaidin lidhur me ushqimin, por i kanë kërkuar falje të gjithëve për veprimin tyre të pahijshme dhe shprehet se i vjen keq që banorët po i hedhin poshtë gjithë punën dhe lodhjen e tij për ta. Shpendi thotë se është dakord që ai të vazhdojë të gatuajë për ta e të njëjtën gjë thotë edhe Edberi. Pjesa tjetër e banorëve që ndodhen aty janë dakord që të vazhdojnë të gatuajë për ta. Anaidi mendon të ënjtën gjë me Xhimin, duke i gjykuar banorët të cilët po hedhin poshtë punën e Xhimit.
Ndërsa largohen, Anaidi e Iliri shkëmbejnë kunja me njëri-tjetrin, ku Anaidi mendon se ai ka dalë keq përballë publikut me akuzat ndaj Xhimit, ndërsa Iliri i tregon se ka arritur t’i nervozojë me atë që sapo u tha. “Ne do të hamë të gjithë bashkë, ndërsa ti do të mbetesh vetëm”, i thotë Anaidi, ndërsa Iliri e Elona qeshin me të dhe Iliri ia kthen: “Ata që janë njësoj, hanë njësoj”.

Më vonë banorët dalin në kopsht e fillojnë të komentojnë, duke bërë ironi me fjalët e Ilirit kundrejt Xhimit.
Pak më vonë Iliri e pyet Xhimin për personin e tij më të rëndësishëm në jetë, ndërkohë që Xhimi i përgjigjet duke i thënë: “Një është personi im më i shtrenjtë, por këtë s’kam pse ta ndaj me ty”. Iliri del nga kuzhinë dhe e ndan me Elonën këtë bisedë, duke i thënë asaj se e ka zbuluar sekretin e Xhimit dhe se do të shkojë ta shtypë butonin shumë shpejt.

Më vonë Iliri përpiqet që të marrë në anën e tij edhe Viganin, pas debatit që pati me Xhimin për sa i përket kuzhinës dhe faktit që ata duan ta largojnë nga kuzhina, ku ai përfshiu edhe Viganin e Edberin, duke thënë se edhe ata janë dakord me këtë vendim, por djemtë e kundërshtuan. Ai i kërkon Viganit që të bashkohet me grupin e tyre, por Vigani ai kthen: “Faleminderit, por unë nuk e kam problem”.

Pas pak minutash banorët vendosin të flenë gjumë.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by piratikvh - at 3:59 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags:

Xhimi e Shpendi diskutojnë për debatet gjatë natës; Banorët trajtohen nga stafi i “Elgon”

trajtoohen-13.4.13  Banorët zgjohen më vonë se zakonisht mëngjesin e sotëm ku për minuta të tëra ata merren me veten dhe higjienën personale.
Ndërsa Shpendi dhe Xhimi dalin në kopsht e fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin rreth ngjarjeve të fundit në shtëpi, ku djemtë flasin për debatet e Xhimit me Elonën, Ilirin dhe pjesën tjetër të banorëve të cilët nuk janë dakord që Xhimi të vazhdojë të gatuajë për ta. Shpendi e konsideron atë si një ndër njerëzit më të afërt dhe thotë se vazhdon të ketë respekt për të dhe ia ka shprehur edhe pjesës tjetër të banorëve se nuk mund të dalë kundër Xhimit e t’i kërkojë atij të mos gatuajë për ta.
Rreth kësaj situata ata diskutojnë për minuta të tëra, ku përsërisin fjalët që i kanë thënë edhe gjatë natës në debat e sipër. Xhimi është i prekur nga Olta dhe Elona, për të cilat thotë se nuk e ka pritur që ato t’i dalin kundër. “Për mua thelbi është që ti je njeri pozitiv dhe je shumë i rëndësishëm për mua”, i thotë Shpendit Xhimi.
Më pas aty shkon edhe Anaidi e djemtë diskutojnë për buxhetin e javës, ku Shpendi mendon se banorët nuk kanë dhënë maksimumin gjatë provave për ta merituar buxhetin kësaj jave.

Pak më vonë të gjithë banorët grumbullohen në sallon dhe njoftohen nga Elena se një staf parukjerësh e estetistësh nga kompania “Elgon” ka hyrë në ambientet e shtëpisë dhe do të kujdeset për ta gjatë ditës së sotme. Të gjithë shkojnë me radhë në ambientet e magazinës, ku i gjithë stafi fillon të trajtojë me radhë secilin prej tyre.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by piratikvh - at 3:43 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags:

Joana flet me Edberin pas debatit: “Tani Anaidin e konsideroj thjesht si një konkurrent”

i-treg-edberit-13.4.13  Joana del nga dhoma e nervozuar nga debati me kunja e ironi që bëri para pak minutash me Anaidin dhe shkon në kopsht, duke u bashkuar me Edberin. Ajo del e qeshur, duke fshehur nervozizmin e saj e fillon të bisedojë me të lidhur me darkën speciale që Vëllai i Madh përgatiti për të dhe Eldorën, të zgjedhurën e tij. “O që m’u kënaqe ti mua”, i thotë ajo duke u shtirur se është ndier mirë nga ky fakt. Në fakt Joana ka pritur që e zgjedhura e tij të kishte qenë ajo, por e justifikon këtë fakt, duke menduar se Edberi nuk ka dashur të krijojë përplasje me Anaidin, pasi mund të ketë menduar s Anaidi do të bëhej xheloz. Edberi i bën të qartë se ajo e ka reflektuar mërzinë dhe hatërmbetjen, pasi as nuk i tha “ju bëftë mirë”. “Po bëja shaka”, ia kthen Joana, e cila më pas e pyet atë rreth arsyes se përse nuk ka qenë ajo e zgjedhura. “Mbase e ke bërë që të mos bëhej xheloz Anaidi?”, e pyet Joana. “Jo, nuk ishte ai shkaku”, ia kthen Edberi, por Joana e merr të mirëqenë dhe i shpjegon atij se marrëdhënia midis tyre nuk është më si më parë dhe se ajo tani e shikon thjesht si një konkurrent Anaidin, duke e barazuar me të gjithë banorët e tjerë. “Anaidi ishte mes nesh, por nuk është më”, i thotë ajo. Më pas i tregon atij rreth debatit që ka pasur me Anaidin dhe fjalëve të tij me ironi. Ajo i citon në mënyrë tallëse fjalët e tij e të dy qeshin e bëjnë shaka me njëri-tjetrin.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by piratikvh - at 12:22 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags:

Anaidi, Xhimi, Joana ironi me Ilirin

Anaidi-Xhimi-dhe-Joana-iron (1)Banorët ndodhen në dhomën e gjumit dhe po bëjnë biseda të ndryshme. Joana ironizon Viganin duke i thënë se si ai ende nuk e ka kuptuar që Elena do ta përcjelli. Ajo shton se atë nuk e do njeri brenda shtëpisë, aty brenda bëjnë të gjithë si të duan, por asnjë nuk e do. Ajo e këshillon se ai duhet të mendojë se është njëshi në atë shtëpi ndërsa të tjerët vijnë pas. Në bisedë ndërhyn edhe Iliri, duke thënë se njëshi është ai dhe të tjerët vijnë mbrapa.

Anaidi, Xhimi dhe Joana fillojnë të ironizojnë Ilirin në pothuajse çdo shprehje që ai thotë. Ata e ngacmojnë në lidhje me finalen, duke qënë se Iliri u thotë të gjithëve që do ti marri më vete në finale. Joana shton se gjysmën e atyre që kanë dalë i ka përcjellë vetë Iliri. Joana shton se turma do ta çojë Ilirin deri një javë para finales pastaj do vrasi veten. Ajo shprehet e bindur që Iliri do dalë, por edhe po shkoi në finale duhet të dijë se atje do jetë Anaidi, Xhimi dhe dy vajza. Ironitë, kunjat dhe ngacmimet mes banorëve vazhdojnë por edhe Iliri nuk mbetet pas në përgjigje.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by bbalive - at 9:09 am

Categories: BBA6 NEWS   Tags: , , , ,

Përfundon prova indikacionit

Perfundon-provaProva indikacionit ka përfunduar dhe banorët janë mbledhur të gjithë në holl për të dëgjuar vendimin e Big Brother. Edberi është banori i shtëpisë, i cili më parë se të tjerët ka arritur të mbledhë 10 palë këpucë në raft. Ai përveç se ka fituar një darkë, do të zgjedhë dhe një banor tjetër për të ngrënë darkën. Ai zgjedh, Eldorën dhe banorët e përgëzojnë. Më pas vajzat shkojnë të zgjedhin këpucët të cilat do tu bëhen dhuratë nga Buffalo.

Por jo çdo gjë kalon vaj. Mes Eldorës dhe Joanës ka hatërmbetje. Joana ka zgjedhur një palë këpucë të cilat i kishte zgjedhur Eldora më parë. Olta i thotë që Eldora i la ato në momentin që i thirrën të gjithë brenda shtëpisë për tu komunikuar fituesin. Por Joana tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj dhe nuk ka ndër mend të heqë dorë nga ato këpucë. Ajo i merr dhe ikën duke i thënë Eldorës: “Më fal Eldora, por unë e bëra zgjedhjen time, u dashurova me këto këpucë”. Olta me Eldorën komentojnë më pas për Joanën e cila hiqet si personi që bën shumë për të tjerët dhe ka shpirtin e sakrificës. Pas vajzave është rradha e djemve të zgjedhin këpucët. Por me to është gjithçka shumë më e thjeshtë.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by bbalive - April 12, 2013 at 9:22 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags: , , ,

Iliri për daljet nga shtëpia

Iliri-x-daljet-nga-shtepia   Iliri, Eldora dhe Edberi janë ulur për të ngrënë bukë. Ata diskutojnë për ditën e nesërme. Iliri thotë se nesër do të dalin dy banorë, por nuk beson se mund të hyjnë dy të tjerë. Ai i thotë Eldorës me Edberin se nesër mund të kenë surpriza, por jo banorë të rinj. Ai është i mendimit se Elena do dali nesër. Por Eldora nuk e mendon ashtu. Atëherë ai e pyet se kush mendon ajo se do dali nesër nga shtëpia? Eldora shprehet thjesht se dihet se kush do dali, pa përmendur emra. Atëherë Iliri e pyet vetë, se mbase del Joana.

Iliri shprehet se për ditën e nesërme, ja ka frikën se mos dalë Olta, Elena, Joana ose ndonjëri nga të rinjtë, Vigani ose Edberi. Edberi interesohet për Viganin, nëse Iliri e ka nominuar. Por Iliri thotë që nuk e ka nominuar, megjithëse nuk i duket se po bën ndonjë gjë të madhe brenda shtëpisë. Ai shton se Vigani rri pasiv dhe është gjithë ditën me Elenën. Ndërsa për sa i përket Edberit ai e nxit atë, të shkojë ti thotë Joanës, që ti lajë ajo enët. Aty mund ta kuptojë Edberi se sa xhan e ka ajo, atë. Sipas Ilirit, duke qënë se Edberi ja ka bërë gjithmonë respektin Joanës, ajo mund ta ndihmojë me enët tani që ai ka vrarë këmbën.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by piratikvh - at 6:34 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags:

Shpendi, Elena dhe Xhimi diskutojnë për buxhetin

Diskutim-mbi-buxhetin  Të tre banorët janë ulur në tavolinën e ngrënies dhe po hanë bukë. Mes tyre lind diskutimi mbi buxhetin dhe mënyrën se si i bëjnë shpenzimet për produktet e ndryshme ushqimore. Shpendi duket pak i nervozuar ndërkohë që flitet për këtë gjë. Ai thotë se në bërjen e buxhetit duhet të marrin pjesë të gjithë banorët. Banorët diskutojnë për duhanpirësit që me sa duket një pjesë e madhe e buxhetit të shtëpisë ikën për cigare.

Ndërkohë që Xhimi me Elenën më tepër dëgjojnë, Shpendi u thotë që secili në këtë shtëpi duhet të mbrojë të drejtat e veta, sidomos kur vjen puna tek ushqimi. Ai i përmend Xhimit se enkas u çua nga tavolina, javën e kaluar, gjoja me pretekstin që i dhimbte stomaku, dhe pa që të gjithë buxhetin nga fillimi në fund e bëri Anaidi. Asnjë nga banorët nuk ishte pjesëmarrës. Këtë gjë ai nuk e quan të drejtë. Nuk ka përse tja lënë atij ose Anaidit bërjen e buxhetit por të gjithë të marrin pjesë dhe të shprehen për atë që duan ose kanë nevojë, në këtë mënyrë ulen hatërmbetjet nëse mungon ndonjë produkt.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by piratikvh - at 6:04 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags:

Thashetheme për Elonën;- Joana “Po më vjedh strategjinë”

per-elonen-12.04.12 (1)   Xhimi ndodhet në kuzhinë duke gatuar si gjithmonë. Pranë tij shkon Joana e cila fillimisht fillon që të flasë për Anaidin. Ajo thotë se Anaidi po bën veprime të ndryshme që të bjerë në syrin e saj dhe Xhimi i thotë se ndoshta Anaidi është xheloz për të. ndërsa pak më vonë Xhimi nis një bisedë për Elonën duke folur me ironi për raportin e saj me Ilirin dhe Joana fillon që t’i tregojë për diskutimin që pati me Elonën në mëngjes.

Joana tregon se Elona shkoi pranë saj me nerva sepse mendoi se ajo kishte përdorur peshqirin e saj, pasi peshqiri i Elonës ndodhej sipër shtratit të Joanës. Xhimi thotë se vuri re që Elona ishte shumë e nervozuar, por nuk e dinte arsyen se përse. Joana nga ana tjetër thotë se Elona po kapet me tendencë me të dhe shprehet me ironi “po më vjedh strategjinë, kërkon të kapet të premten dhe të shtunën”.

Joana thotë se ajo në fillim kishte si strategji që të debatonte me banorët në fundjavë, përpara spektaklit sepse kishte mundësi që të dilte më shumë në spektakël, por kjo strategji nuk shkoi gjatë. Më pas Joana thotë se ajo do të debatojë me Elonën në momentet që do ajo dhe jo kur të dojë Elona.

Be the first to comment - What do you think?  Posted by piratikvh - at 5:47 pm

Categories: BBA6 NEWS   Tags:

« Previous PageNext Page »

X Close